Live

Përfundon pjesa e parë, El Clasico e barabartë deri më tani

21:51 / 18 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

E MËRKURË, 18 DHJETOR 2019 20:45 | KOSOVALIVE

Ka përfunduar pjesa e parë e El Clasicos ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Në “Camp Nou” në 45 minutat e parë është zhvilluar një ndeshje dramatike, ku të dyja skuadrat kanë pasur rastet e tyre për të shënuar, por që nuk kanë arritur një gjë të tillë dhe kështu pjesa e parë është mbyllur baraz me rezultat pa gola 0:0, shkruan KosovaLive.

Reali e nisi më mirë ndeshjen, duke pasur disa gjysmë-raste shënimi, mirëpo Pique e largoi topin nga vija e portës, pas goditjes me kokë nga Varane, njëjtë veproi edhe në anën e kundër, kur Ramos bllokoi goditjen e Lionel Messit nga vija e portës.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në 45 minuta, mirëpo si Barca ashtu edhe Reali me lojën e treguar në 45 minutat e parë treguan se nuk do të pajtohen me ndonjë rezultat tjetër përpos fitores./KosovaLive/

Shpërndaje në

U Kopjua