Live

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

13:25 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ka përfunduar protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta sot u mbajt në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Nga grupi “Asnjë cent më shumë”, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e “përshkallëzimit të aksioneve nëse autoritetet nuk reagojnë ndaj kërkesave të tyre kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike”.

Kjo është protesta e tretë me radhë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. / Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua