Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Ajo ka bërë me dije se raporti për këtë çështje është prezantuar para ekipeve të dy vendeve.
Në profilin e saj në “Facebook”, Balluku ka shkruar se tashmë kjo i hap rrugë realizimin të hekurudhës.
“Mirëmëngjes me lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektidea për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë. Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha Kuq e Zi!”, ka shkruar Balluku.
https://www.facebook.com/watch/?v=1373159890487468