Live

Përhapet zjarr i fuqishëm në fushat e Gajrakut në Malishevë (VIDEO)

16:47 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në fushat e Gajrakut të Malishevës është përhapur një zjarr i fuqishëm.

Në pamjet e dërguara në redaksi të Klan Kosovës, shihet flakë e madhe  dhe tym i lartë.

Për zjarrin janë njoftuar zjarrfikësit të cilët pritet të dalin në terren, por që zjarri është duke u përhapur meqë erërat janë shumë të forta.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur përgjigje.

Pamjet si më poshtë:

Shpërndaje në

U Kopjua