Live

Perisic huazohet te Bayerni

14:57 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Tashmë edhe zyrtarisht është njoftuar se Ivan Perisic ka kaluar në radhët e Bayernit nga Interi.

“Bayerni e ka transferuar kroatin Ivan Perisic. Nënkampioni i Kupës së Botës do t’i bashkohet klubit në formë huazimi menjëherë”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Bayernit në rrjetin social Twitter.

Perisic u shpreh i lumtur me rikthimin në Bundesligë, pasi më parë kishte luajtur për Dortmundin e Wolfsburgun.

“Jam shumë i lumtur që jam sërish në Gjermani. Bayerni është njëri ndër klubet më të mëdha në Evropë. Ne dëshirojmë të luftojmë jo vetëm në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, por edhe në Ligën e Kampionëve”, tha Perisic.

Bayerni mund edhe ta blej komplet futbollistin verën e ardhshme.

Shpërndaje në

U Kopjua