Sot përkujtohet masakra e Poklekut, aty ku para 26 vjetësh ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te të moshuarit 75-vjeçarë.
Te pllaka përkujtimore janë mbledhur familjarë të viktimave, të cilët vendosën kurora lulesh.



