Një rast i dhunës në familje është regjistruar të enjten në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit të policisë që të dy janë arrestuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur në mes vete”, njofton policia.
Në raportin 24 orësh të forcave të rendit bëhet e ditur se i dyshuari në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.