Live

Persona të maskuar e të armatosur shihen në Kçiq të Mitrovicës, banorët të shqetësuar (VIDEO)

10:15 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë filmuar nga kamerat e sigurisë në fshatin Kçiqi i Madh, të Mitrovicës, dy netë më parë.

Ata mbajnë maska të zeza dhe kapela për të fshehur identitetin, dhe janë parë duke lëvizur nëpër lagje, raporton gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku.

Arsyeja e lëvizjeve të tyre mbetet e panjohur, por banorët e lagjes  kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë situatë.

Shpërndaje në

U Kopjua