Një person është lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së mërkure në një lokal në Istog.
Aty dyshohet se u përdor edhe arma e zjarrit.
Rastin është konfirmuar edhe nga policia, ku zëdhënësi rajonal i Pejës Fadil Gashi, dha detaje për Klankosova.tv.
“I dyshuari e ka goditur në kokë viktimën disa herë me kondak të armës duke i shkaktuar lëndime trupore. Me t’u larguar i dyshuari ka shtënë një herë me armë zjarr”, deklaroi ai.
Sipas gazetarit korrespondent, Valdrin Daci, jo zyrtarisht flitet se personi i sulmuar është një biznesmen i njohur në Istog.