Live

Përzgjidhen basketbollistët për ndeshjet parakualifikuese në EuroBasket

15:18 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Përfaqsuesja e Kosovës në basketboll do t’i zhvillojë ndeshjet parakualifikuese për EuroBasket nga 3 deri më 21 gusht.

Kosova do të luajë me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe . Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq tashmë, ka zgjedhur 12 basketbollistët që pritet ta përfaqsojnë ekipin në këto ndeshje.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Këta janë të ftuarit:

  • Divine Myles
  • Valon Bunjaku
  • Dardan Berisha
  • Mikaile Tmusic
  • Edmond Azemi
  • Drilon Hajrizi
  • Erjon Kastrati
  • Gëzim Morina
  • Fisnik Rugova
  • Meriton Ismaili
  • Dardan Kapiti
  • Samir Zekiqi
  • Damir Mulaomeroviq Trajner
  • Bujar Loci Ndihmëstrajner
  • Ilir Selmani Ndihmëstrajner
  • Andin Rashica Ndihmëstrajner

Shpërndaje në

U Kopjua