Arsenal ka vendosur të ndajë rrugët me Unai Emery, pas humbjes së fundit kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës.
Një krizë e thellë e rezultateve në ndeshjet e fundit, kanë bërë që Emery të humbas punën si trajner i Arsenalit.
Arsenal ka njoftuar se skuadrën përkohësisht do ta drejtojë Freddie Ljungberg, deri në gjetjen e një trajneri të ri.
Janë disa emra që janë duke u përmendur si pasues të Emery te Arsenal.
Daily Mail raporton se Nuno Espirito Santo, Mikel Arteta, Massimiliano Allegri, Eddie Howe dhe Mauricio Pochettino, në në listën e dëshirave të Arsenal.