Live

“Pesë vite VAR dhe akoma këto gafa?”, Inzaghi-Lautaro: Gabim i pafalshëm!

10:21 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Interi humbi dy pikë të rëndësishme pas barazimit 2-2 në Monza. Vendasit evituan disfatën falë autogolit të Dumfries në minutat shtesë, ndërkohë që zikaltrit protestuan ashpër për golin e anuluar të Acerbit, që do dërgonte sfidën në 1-3.

Kristjan Asllani, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë (55’), krosoi bukur dhe mbrojtësi devijoi me kokë, por goli u anulua pasi arbitri kishte vërshëllyer më parë për një faull të paqenë të Gagliardinit ndaj Pablo Mari.

“Jemi të zemëruar. Pas pesë vitesh me VAR u bë një gafë shumë e rëndë. Po flasim për një barazim që erdhi pas një gabimi të pafalshëm”, u shpreh trajneri Simone Inzaghi.

I acaruar u shfaq për Sky Sport edhe Lautaro Martinez, autori i golit të dytë të Interit. “Peshoi shumë goli që nuk iu akordua Acerbit. Këto detaje bëjnë diferencën.

U bënë 4-5 vite me VAR dhe përsëriten sërish gabime të tilla. Nuk kam qenë kurrë pro teknologjisë, por është një risi në futboll dhe duhet të përshtatemi“, deklaroi fituesi i Botërorit me Argjentinën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...