Live

Piatek gëzon djaloshin e vogël, i’a dhuron fanelën e premtuar

10:30 / 11 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Lojtari i Milanit Krzysztof Piatek bëri një gjest të mrekullueshëm gjatë qëndrimit në Kosovë.

Sulmuesi polak i dhuroi fanelën një djaloshi të quajtur Amar.

Djaloshi e kishte pritur në aeroport lojtarin, pastaj e kishte takuar edhe në hotel, ku i ishte premtuar fanela.

Piatek luajti në pjesën e dytë në ndeshjen që Milani e fitoi me dy gola epërsi, ndaj Ferronikelit.

Sulmuesi i Milanit nuk shënoi, por pas përfundimit të ndeshjes shkoi drejt tribunave për të gjetur Amarin dhe të i’a dhurojë fanelën.
Amari u gëzua shumë dhe sigurisht do mbetet një kujtim shumë i bukur për të.

Shpërndaje në

U Kopjua