Live

Pjesët e para: Prishtina në disavantazh, Ballkani në epërsi ndaj Gjilanit

16:16 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen sot në kuadër të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani po avancon 1:0 ndaj Gjilanit, përmes golit të Meriton Korenicës në minutën e 19’, raporton KosovaPress.

Po ashtu, në epërsi prej 1:0 gjendet edhe skuadra e Trepçës ’89, e cila po avancon 1:0 si mysafire ndaj Prishtinës.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Ardian Muja në minutën e 29’ të ndeshjes.

Ndërkaq, në përballjen mes Llapit dhe Malishevës nuk është gjetur goli ende.

Pjesa e parë:

Ballkani 1:0 Gjilani

Llapi 0:0 Malisheva

Prishtina 0:1 Trepça ‘89

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...