Live

Plaçkitet Alex Rodriguez, partneri i Jennifer Lopez

15:59 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Alex Rodriguez të dielën kishte udhëtuar me makinë në drejtim të San Franciscos për të përcjellë ndeshjen Giants-Phillies, shkruan TMZ.

Pas që u kthye nga ndeshja partneri i Jennifer Lopez vuri re se është plaçkitur dhe vlera e gjërave të humbura shkon deri në gjysmë milionë dollarë. Raportimet thonë se në makinën me qira bejsbollisti kishte bizhuteri, një laptop, dhe pajisje tjera elektronike të cilat u vodhën gjatë plaçkës.

Gjërat e plackitura arrijnë në shifrën e 500 mijë dollarësh apo (538 mijë euro).

“Më vjen keq që u morën disa sende personale dhe të pazëvendësueshme me vlerë sentimentale. Unë jam i inkurajuar që zbatimi i ligjit lokal ka pamjet e sigurisë së krimit dhe po bëjnë gjithçka mundet për t’i rikthyer ato”, ka thënë mes të tjerash i fejuari i Jennifer Lopez.

Shpërndaje në

U Kopjua