Live

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, i dyshuari nuk është kapur ende

15:53 / 11 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person është qëlluar me armë zjarri rreth orës 13:15 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë,  të premten.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

“Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka thënë Elezaj.

Shpërndaje në

U Kopjua