Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë ditën e djeshme ku gjashtë persona kanë sulmuar me thikë një person tjetër, i cili pas lëndimeve që ka marrë është dërguar në QKUK për trajtim.
Ndërkaq, nga gjashtë sulmuesit, pesë janë arrestuar dhe njëri është arratisur, ka thënë Policia e Kosovës.
“Rr.Nuhi Gashi & 19-Qershori, Podujevë 21.03.2025 – 19:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Ndërsa janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 214-orësh të policisë.