Live

“Plisat” arritën t’ua merrnin banerin tifozëve italianë të Napolit në ndeshjen Shqipëri – Itali

09:40 / 17 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

“Kuqezinjtë” e Edi Rejës humbën 1:3 nga Italia, ndonëse ishin të parët që kaluan në avantazh në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Para ndeshjes si dhe gjatë ndeshjes, kishte një përleshje mes tifozëve italianë dhe atyre shqiptarë.

Të përfshirë ishin edhe tifogrupi i madh nga Prishtina, “Plisat”.

Madje, shkaku i përleshjeve, dy anëtarë të këtij tifogrupi janë arrestuar.

Tashmë është bërë e ditur se tifozët nga Prishtina kanë arritur të marrin edhe banerin e tifozëve italianë të Napolit në këtë ndeshjes.

Këtë e ka konfirmuar edhe faqja e madhe e tifozëve ultras, “ULTRAS-TIFO.net” në “Facebook”.

Shpërndaje në

U Kopjua