Live

Plumbi qorr godet veturën në Kamenicë, predha e armës dëmton objektin në Han të Elezit

11:35 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person në Kamenicë ka raportuar në polici se mbrëmë në orët e vona të natës një plumb qorr kishte goditur veturën e tij.

Ndërkaq rasti tjetër i raportuar është ai i ndodhur në Han të Elezit, ku një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar xhamin e katit të dytë të një objekti.

Policia njofton se janë sekuestruar predhat në të dyja rastet dhe se kanë nisur hetimet.

Shpërndaje në

U Kopjua