Live

Po vazhdon numërimi i votave me postë – si janë rezultatet deri tash?

13:07 / 01 Mars 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Deri në përditësimin e fundit në faqen zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje prin me 44.33 për qind të votave, apo 2669 vota.

Pas LVV-së, pason Lidhja Demokratike e Kosovës me 2020 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 583 dhe Partia Demokratike e Kosovës me 390 vota.

Nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV-ja ka dalë e para.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës kanë mundur të votojnë përmes postës ose votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike.

Pa u numëruar kanë mbetur votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Shpërndaje në

U Kopjua