Live

“Po viktimizohet..”, Kajtazi: Albin Kurti e di që do të përfundojë në burg

16:50 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe sot e shpërfilli Prokurorinë Speciale, duke mos u paraqitur që të dëshmojë për rastin e rezervave, as pas urdhrit të gjykatës.

Kajtazi tha se askush nuk po e lufton Kurtin apo qeverinë që e drejton, por siç tha ai, hajnitë e tij dhe qeverisë që e drejton.

Sipas tij, Albin Kurti është në dijeni se do të përfundojë në burg herët apo vonë.

Albin Kurti qendron ne krye te nje piramide kriminale vjedhjesh e abuzimesh. Ai e di qe do te perfundoje ne burg.

Prandaj nuk shkon ne Prokurori.

Ai po perpiqet te viktimizohet dhe hetimet per vjedhje t’i interpretoje si lufte te Prokurorise kunder Qeverise.

Jo, shoku Albin!

Kurrkush nuk po te lufton ty e as Qeverine, por hajnite tua dhe te Qeverise qe drejton.

Prandaj, viktimizohu sa te duash. Do te japesh llogari per krimet qeveritare.

P.S.

ja se si ka komunikuar ministrja Rozeta Hajdari me Ridin.

Shpërndaje në

U Kopjua