Mauricio Pochettino e drejtoi Tottenhamin sezonin e kaluar drejt finales së Champions League.
Tottenham u mposht nga Liverpooli në finale me rezultat 2:0. Sic duket Pochettino nuk e ka patur të lehtë ta gëlltisë atë humbje.
“Po, ishte e vështirë. Ne kaluam tri javët më të pabesueshme duke i përgatitur para finales. Ne ishim tërësisht të zhgënjyer në mënyrën se si humbëm”, deklaroi Pochettino.
“Ishte shumë keq.E krahasoj me verën e vitit 2002, kur barazuam me Suedinë dhe u mposhtëm nga Anglia në fazën e grupeve të Kupës së Botës, brenda një jave. Si lojtar dhe si trajner këto janë momentet më të këqija në karrierën time”, tha argjentinasi.
“Unë e mora trenin nga Madridi për Barcelonë ditën tjetër. I kalova 10 ditë në shtëpinë time dhe nuk doja të dilja jashtë. Po, ishte e vështirë sepse pothuajse e preka lavdinë”