Live

Policët e Shtimes dhe të Hanit të Elezit organizuan ligjërata ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të ulëta

15:39 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, policët e stacionit në Shtime kanë realizuar ligjërata me nxënësit e klasave VI deri IX në shkollën “Emin Duraku” në Shtime, ku trajtuan tema për dukuritë negative dhe substanca narkotike.

Në kumtesën për media theksohet se në këto ligjërata morën pjesë rreth 96 nxënës, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollës dhe personeli arsimor.

Po ashtu, policia në Han të Elezit realizoi ligjërata me nxënësit e klasave VI deri IX në shkollat “Ilazi Thaqi” dhe “Kështjella e Diturisë”, ku tema e ligjëratës ishte “Dhuna në Familje”. Aty morën pjesë 92 nxënës.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë organizimin e ligjëratave edhe në shkollat e tjera të komunave të rajonit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve.

Shpërndaje në

U Kopjua