Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren së bashku me Drejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 26.03.2025 si rezultat i ndërmarrjes se veprimeve operative e hetimore ka realizuar operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar F.K. viti i lindjes 1996, mashkull kosovar dhe B.K. viti i lindje 1974, mashkull kosovar me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në veprën penale ‘’Fajde” nga neni 331 i KPRK-së.
Gjatë operacionit policor në automjetin e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit PIETRO BERETTA GARDONE dhe 13 fishekë. Po ashtu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e tjera përcjellëse e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar dhe një pushkë ajrore e model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishekë i kalibrit të panjohur si dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin.
Ndaj të dyshuarve pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.