Live

Policia bastis një shtëpi në Mitrovicë, konfiskon një armë automatike

13:51 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas dyshimeve të arsyeshme, kanë bastisur një shtëpi në Mitrovicë.

Si rezultat i bastisjes, policia tha se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike me 29 fishekë.

“Në cilësi të  dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: J. M., 52 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armës”.

Shpërndaje në

U Kopjua