Live

Policia bllokon rrugën Lidhja e Prizrenit

08:13 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugë Lidhja e Prizrenit, tek pjesa që njihet si Prishtina e Vjetër.

Ende nuk dihet çfarë saktësisht ka ndodhur në atë pjesë, por zyrtarët policorë i kanë kthyer prapë të gjitha veturat që ishin duke shkuar në drejtim të semaforëve, tek Tregu i Gjelbër.

Vetura e policisë në mes të rrugës u pa aty para orës 07:00, siç vërehet edhe në fotografinë e siguruar nga Gazeta Kosovalive.

Gazeta Kosovalive do të ju mbaj të informuar me rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua