Live

Policia deklarohet për “Rambon” që dëmtoi dhunshëm njehësorët në Dobraj të Ferizajt

15:27 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Ferizajt është deklaruar lidhur me videon e cila shfaqi një person të njohur për qytetarët e kësaj komune, duke dëmtuar dhunshëm njehësoret e energjisë elektrike në fshatin Doganaj.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Kanun Veseli ka thënë për Klankosova.tv, se në vendin e ngjarjes ka dalë poli9cia dhe KEDS-i.

“Me vendim të prokurorit është iniciuar një rast dëmtim prone”, ka thënë Veseli, njofton Klankosova.tv.

Personi në fjalë njihet si “Rambo” dhe ka probleme mendore. Lidhur me këtë, Veseli tha se i njëjti ka rekomandime për ta dërguar në Entin Special në Shtime, por nga aty janë deklaruar se nuk ka vend.

Shpërndaje në

U Kopjua