Live

Policia do të ndërpresë përkohësisht disa segmente rrugore për sigurimin e eskortës së presidentit të Letonisë

09:23 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sot dhe nesër në vendin tonë do të qëndrojë për vizitë pune presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics.

Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Shpërndaje në

U Kopjua