Live

Policia e Gjilanit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba trafiku gjatë javës

09:03 / 11 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 696 gjoba trafiku  brenda një jave.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 14 aksidente të trafikut me të lënduar, e 16 aksidente të trafikut me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.

Poashtu janë shqiptuar masa e ndalim të  drejtimit të mjeteve motorike për 17 ngasës.

Policia në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.

Shpërndaje në

U Kopjua