Policia e Kryeqytetit që nga 1 prilli, më saktë për 17 ditë ka arritur t’i identifikojë 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Policia ka njoftuar se gjatë kësaj kohë hetuesit policor kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të kryeqytetit, njofton Klankosova.tv
“Policia e Kryeqytetit e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë Policia e Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, ka zhvilluar një sërë veprimesh operative e hetimore. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.