Live

Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24 orë

09:34 / 19 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2215 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 45 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ndërkaq 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa 11 persona janë dërguar në ndalim policor.

Shpërndaje në

U Kopjua