Live

Policia gjen armë, eksploziv e uniforma ushtarake në veri – Sveçla, Hoxha e Elshani thërrasin konferencë për media

16:50 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksion në një fshat të Leposaviqit ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion, një sasi eksplozivi dhe uniforma ushtarake, shkruan Reporteri.net.

Provat e gjetura do të prezantohen në një konferencë për media, me fillim nga ora 18:00.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë konferencë do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisëë, Gazmend Hoxha dhe Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri.

Shpërndaje në

U Kopjua