Gjatë një kontroll-kërkimi të një personi, policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe armësh dhe municionesh.
Siç merr vesh Klani i dyshuari është Agim Bela i lindur në vitin 1974.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovë bëhet e ditur se gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar pushë gjuetie me dylbi, pistoletë, pushkë ajrore, 85 fishekë, 233 fishekë të tjerë, bateri për gjueti e pajisje për pastrim armësh.
Tutje, atij i janë konfiskuar edhe 27 thika me dimensione të ndryshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt
“Rr. Selim Shehu, Kaçanik 25.04.2025 – 08:30. Raportohet se gjatë kontrollit-kërkimit të një personi të dyshuar mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë cal.9mm, një pushkë ajrore cal 4.5mm, 101 fishekë të cal 30.06, 85 fishekë të cal 12mm, 9 fishekë te cal 7.62 (nuk posedon leje), 233 fishekë te cal. 9mm, një fishek i cal. nn (nuk posedon leje), një bateri për gjueti ngjyrë e zezë, pajisje për pastrimin e armëve të gjata (gjuetisë), një dron Mini, një palë dylbi nate, një palë dylbi të zeza, një palë dylbi CHS zmadhues dhe 27 thika me dimensione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.