Live

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e disa personave të dyshuarve për vjedhje

16:48 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar disa persona të dyshuar për tentim vjedhje dhe vjedhje të rëndë në rajonin e Prishtinës.

Në njoftimin e Policisë janë bashkëngjitur edhe fotografitë nga rasti.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në disa lagje të kryeqytetit, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.”

Shpërndaje në

U Kopjua