Live

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje

13:55 / 23 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për veprën penale vjedhje, transmeton Klankosova.tv.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua