Live

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e këtij personi

15:17 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar.

Bëhet fjalë për Shqiprim (Imer) Xhaferajn, i lindur me 13.04.1993 nё Pejё, i cili është i kërkuar për veprat penale: “Kanosje” dhe “Shpërdorim i pasurisë sё huaj”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë policinë apo të lajmërohen në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kumtesën për media të policisë në Pejë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Shpërndaje në

U Kopjua