Live

Policia konfirmon aksionin në Kaçanik

09:14 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitë e saja relevante po zhvillon operacion policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i përgjithshëm i policisë, Baki Kelani.

Tutje, ai thotë se pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë.

Sakaq, Klani ka mësuar se ky aksion u organizua nga Prokuroria Speciale ku u bastisen disa lokacione, e u sekuestruan prove e dëshmi materiale.

Shpërndaje në

U Kopjua