Një pushkë automatike, një karikator dhe 82 copë fishekë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.
Kjo gjatë një kontrolli në shtëpinë e një personi të dyshuar në fshatin Petkoviç të Komunës së Rahovecit.
“Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.