Policia në Mitrovicë dhe Vushtrri ka konfiskuar dy armë zjarri gjatë 24-orëve të fundit.
Në Vushtrri, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 15 fishekë nga një i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë në Mitrovicë, janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë shtënë me armë në ajër, njofton Klankosova.tv.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë me tytë të gjatë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës”.