Policia ka kontrolluar shtëpitë e tre personave në Prizren, pasi të njëjtit kishin ekspozuar armë në rrjete sociale.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur sekuestruar një pistoletë me 50 fishekë dhe një pushkë karabinë.
“Policia ka kontrolluar shtëpitë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kishin ekspozuar në rrjete sociale armë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 50 fishekë dhe një pushkë karabinë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.