Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, policia në pikë-kontroll ka ndalur një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari 30-vjeçar me inicialet G.N. tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit Beretta së bashku me një karikator dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në kumtesë për media bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt.
