Live

Policia ndërhyri në ndeshjen e futsallit Shqipëri – Danimarkë për shkak të banerit “Jo Euro 2027 me shkije”

09:22 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në ndeshjen e futsallit Shqipëri – Danimarkë që u zhvillua në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec ka ndërhyrë policia, pasi tifozët vendosën banerin “FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’’.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se në përfundim të ndeshjes kualifikuese një grup tifozësh (tetë) të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shfaqur banerin që më pas është larguar nga sigurimi ndeshjes.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

“Rahovec  12.04.2025 – 19:30. Është raportuar se kah fundi i  ndeshjes kualifikuese në futsall Shqipëri- Danimarkë, një grup tifozësh (tetë) të dyshuar meshkuj kosovarë  kanë shfaqur një baner me mbishkrim ,, FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’’ i njëjti është larguar  nga sigurimi ndeshjes. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti nën hetime”.

Ndryshe, takimi mes Shqipërisë  dhe Danimarkës kishte përfunduar me rezultat 3-5.

Shpërndaje në

U Kopjua