Live

Policia në Vushtrri konfiskon armë zjarri dhe armë të ftohtë

08:12 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia në Vushtrri ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit ka konfiskuar dy armë.

Gjatë kontrollit të një veture, është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe më pas liruar pas intervistimit dhe procedurave të tjera.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një personi është gjetur një armë e ftohtë (boks metalik), e cila është konfiskuar, transmeton Klankosova.tv.

Të dy të dyshuarit janë liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shpërndaje në

U Kopjua