Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e vazhduar identifikimin e kundërvajtjeve dhe dërgimin e gjobave përmes postës në adresë të pronarëve të automjeteve.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo çështje është duke u zbatuar me seriozitet të plotë nga Policia e Kosovës.
“Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!”
“Policia e Kosovës, siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv