Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 3 prill do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për shkeljet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.
Gjobat do të dërgohen në dy mënyra: Përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-Kosova.
Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ka qenë drejtues i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit që ka drejtuar automjeti, teksa mosdorëzimi i këtyre të dhënave do të sjellë masa ligjore.