Live

Portugalia dhe Koreja e Jugut kualifikohen tutje, Uruguaji dhe Gana do të nisen për në shtëpi

18:12 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Portugalia dhe Koreja e Jugut janë dy kombëtaret e radhës që e kanë siguruar kualifikimin tutje në Kupën e Botës.

Koreja e Jugut me fitoren 2:1 kundër Portugalisë kalon tutje, kurse Portugalia e kishte siguruar më herët kualifikimin, shkruan kosovalive.net

Uruguaji edhe pse fitoi kundër Ganës me rezultat 2:0, nuk u kualifikua për shkak të golaverazhit.

Portugalia është e para e grupit me 6 pikë, Koreja e Jugut e dyta me 4 pikë, Uruguaji i treti me 4 pikë, Gana e fundit me 3 pikë./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua