Live

Premier Liga dhe La Liga, këto janë ndeshjet e sotme 

10:01 / 18 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Pas ceremonisë së Topit të Artë, ku këtë vit fitues u shpall francezi, Karim Benzema, tani futbolli i rikthehet aksionit, ku sot kemi disa ndeshje tejet interesante në kampionatin anglez dhe në atë spanjoll.

Dy ndeshje do të zhvillohen në Premier Ligë, ku programin e sotëm e hap përballja mes Brightonit dhe Nottinghamit, e cila fillon nga ora 20:30.

Ndërkaq, me fillim nga ora 21:15, skuadra e Crystal Palace e pret në shtëpi, në stadiumin “Selhurst Park” Wolverhamptonin.

Në anën tjetër, xhiron e 10 të La Ligas e hap derbi mes Sevillas dhe Valencias, ndeshje e cila fillon nga ora 19:00, kurse një orë më vonë, respektivisht në 20:00, Athletic Bilbao është mysafirë i Getafes.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme e gjeni më poshtë.

Premier Liga

20:30 Brighton – Nottingham

21:15 Crystal Palace – Wolverhampton

La Liga

19:00 Sevilla – Valencia

20:00 Getafe – Athletic Bilbao

21:00 Atletico Madrid – Rayo Vallecano

Shpërndaje në

U Kopjua