Live

Presidenca jep detaje për takimin me partitë e komuniteteve joshumicë

17:52 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.

“Presidentja ritheksoi se mbrojtja e rendit kushtetues dhe funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës transmeton Klankosova.tv.

Derisa paraprakisht, shefja e shtetit, i ka pritur në takim liderët e partive parlamentare të shumicës shqiptare, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Shpërndaje në

U Kopjua