Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, ka konfirmuar se në adresën e shefes së shtetit ka arritur letra e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.
Kupina deklaroi për Klankosova.tv se letra po analizohet nga ekipi ligjor i presidentes.
“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, tha Kupina për Klankosova.tv
Ndryshe, dje Dehari kishte deklaruar se sot do t’i drejtohej Osmanit për t’i kërkuar asaj një interpretim rreth situatës së krijuar.
Të marten, seanca u ndërpre pasi që nuk u miratua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.