Live

Presidenti i Interit shpërblen lojtarët

13:34 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Interit, Steven Zhang, thuhet se e shpërbleu skuadrën e tij pasi siguruan kualifikimin në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Blukaltrit” morën një fitore me rezultat 4-0 ndaj Viktoria Plzen të mërkurën, një rezultat që garanton kualifikimin në fazën eliminatore të kompeticionit kryesor të Evropës për klube.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, Zhang ishte shumë i lumtur pas suksesit në Ligën e Kampionëve dhe vendosi të shpërblejë skuadrën me nga 2 milionë euro për secilin lojtar, për arritjen në raundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

ekipi i interit

“Nerazzurrët” tani do të kërkojnë të vazhdojnë të marrin rezultate të mira në ligë dhe ata do të përballen me Sampdorian në fundjavë.

Shpërndaje në

U Kopjua